Lionel Messi i thotë bashkëlojtarit të tij: Largohu nga Barça

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi e ka këshilluar Aleix Vidal që të largohet nga ”Camp Nou” këtë muaj.

Kjo për shkak se Messi mendon se largimi i tij nga Barcelona, do të ishte gjë e mirë për karrierën e Vidalit, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Vidal iu bashkua Barcelonës nga Sevilla në verën e vitit 2015, por shkaku i dënimit të FIFA-s, ai nuk ka mundur të debutojë deri në janar.

Ai ka bërë vetëm 41 paraqitje për Barcelonën duke dështuar ta impresionojë ish-trajnerin, Luis Enrique dhe tani Ernesto Valverden.

Vidal

Vidal pritet të largohet nga Barcelona këtë muaj pasi që kërkon më shumë të luajë.

Dhe mediat në Spanjë shkruajnë se Messi e ka këshilluar bashkëlojtarin e tij që të largohet nga klubi.

Sipas Diario Gol, Messi është i informuar për të gjitha largimet potenciale të Barcelonës.

Dhe pasi dëgjoi se Vidal mund të largohej, ai thuhet t’i ketë thënë lojtarit: ”Largohu nga Barça”. /Gazeta Olle/

Vidal