Lindemann ka njohuri për fushën e Hajvalisë, ja çfarë thotë

Trajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann, ka thënë se skuadra e tij mendon vetëm për fitore.

Ai thotë se Hajvalia ka një fushë të keqe.

“Ne do të hyjmë në ndeshje për ta fituar atë, por për ta fituar edhe këtë takim, na duhet angazhim maksimal. Megjithatë, problem mund të na shfaq fusha jo e mirë, por ne kemi alternativë vetëm fitoren”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Lutz Lindemann.