Lille shkatërron PSG e Mbappes dhe Neymarit (VIDEO)

Lille ka shkatërruar sonte PSG me rezultatin 5-1 në “Stade Pierre-Mauroy”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32 të Ligue 1. 

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 7′ pas një autogoli të Thomas Meunier në portën e tij.

Mbas 4 minutash PSG barazon gjithçka me golin e Juan Bernat.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36′, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë Lille futet e motivuar dhe për të shkatërruar skuadrën e Thomas Tuchel.

Ata shënuan plot 4 gola me anë të: Pepe (51′), Bamba (65′), Gabriel (71′) dhe Fonte (84′).

Pas kësaj humbjeje shokuese PSG renditet në vendin e 1 me 81 pikë, ndërsa Lille në vendin e 2 me 64 pikë. /GazetaOlle/