Ligue 1: Ndeshja ndërpritet për shkak të marshimit masiv të tifozëve në fushën e lojës

Ndeshja ndërmjet St.Etienne dhe Lyonit është ndërprerë për një arsye të çuditshme.

ffk reklama

Kjo pasi që tifozëritë e të dyja skuadrave janë futur në fushë dhe kanë filluar të përleshen, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Ylli i Lyonit, Nabil Fekir shënoi për rezultatin, 5:0 për Lyonin, e zhveshi fanellën dhe ua gjuajti atë tifozëve të St Etiennes.

Dhe kjo nuk iu pëlqeu aspak tifozëve vendas, të cilët u futën në fushë pas këtij provokimi.

Kjo ndeshje ndryshet ”Rhone Derby” dhe gjithnjë ka pasur probleme dhe incidente.

DN5hJmrWkAEVtmG

Forcat policore u futën gjithashtu në fushë për t’i ndalur përleshjet duke i mbrojtur edhe lojtarët që të shkojnë në zhveshtore.

Më pas u dha vendimi për t’i larguar tifozët nga fusha dhe për të vazhduar loja.

Deri në fund nuk pati asnjë gol më dhe ndeshja përfundoi sipas rregullave të parapara.

Për t’i parë këto skena të çmendura, klikoni këtu. /Gazeta Olle/

DN5kVOaW4AA80-u

DN5SZHgX0AAeQxk

DN5SZHqXkAAj4NV

DN5WuoFW4AASNQt