Liga ilegale serbe në Kosovë nuk ka të ndalur: Në “Marakana e vogël”, zhvillohet derbi i javës së parë

Panvarsisht reagimeve nga FFK ne UEFA e FIFA, serbët e veriut të Mitrovicës nuk duan të ja dinë për këtë punë.

Së fundmi, klubi serb ilegal i futbollit Mokra Gora nga Zubin Potoku ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale do të shtunën do ta luajë ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Tretë të futbollit serb.

“Në hapjen e kampionatit të ri, i cili fillon më 17 gusht, Mokra Gora është nikoqir i Trepçës. Mokra Gora – Trepça. Raundi i parë i Ligës Serbe – perëndim. Stadiumi ‘Marakana e vogël”, shkruan klubi serb në “Facebook”.

Trepça do të takohet në Zubin Potok me Mokra Gorën, derisa kjo e fundit e vlerëson si ‘derbi i madh’.

Mbetet të shihet reagimi i krerëve të FFK-së për këtë çështje./GazetaOlle

Image