Liga e përbashkët Kosovë – Shqipëri: Kështu përgjigjen nga FBK

FBK dhe FSHB kanë filluar pregatitjet rreth krijimit te ligës mbarëkombëtare shqiptare.Këtë e pohoi edhe sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Në një intervistë për “Asistin”, Dushku tha se përgatitjet janë duke u bërë hap pas hapi dhe deri në muajin Qershor do të kemi një pasqyrë më të qartë dhe denitive.

“Jemi ne fazë të parë të përgaditjeve ku jemi duke i shkuar disa opcione të kalendarit të garave. Ne si FBK përgatitjet jemi duke i bërë në mënyrën më profesionale të mundshme kurse këtë javë kemi planikuar që të fokusohemi në këtë drejtim ndërsa deri në muajin Qershor do të kemi një pasqyrë më të qartë dhe denitive”.

Dushku gjithashtu shtoi se ende nuk dihen klubet që do të marrin pjesë në këtë ligë, pasiqë Bordi i FBK-së ende nuk e ka bërë propozimin.

“Ende nuk ka asgjë sa i përket emrave të ekipeve. Ekipet që do të marrin pjesë do të konrmohen nga Bordi i cili e ka të drejtën ekskluzive që ti nominojë ekipet për pjesëmarrje në gara rajonale dhe ndërkombetare”.

Ndërsa për fund, sekretarja e FBK-së tha se kjo ligë e përbashkët do të jetë shumë e mirëseardhur për ekipet, shikuesit, sponsorët si dhe për imazhin e të dyja federatave, FBK-së dhe FSHB-së