Liga e Parë: Udhëtim i vështirë për Besën, ballafaqohet me Arbërinë

Sot zhvillohet një ndeshje në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, që përmbyllë xhiron e katërt në këtë rang garash.

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, skuadra e Arbërisë është nikoqire e Besës, përcjellë Gazeta Olle.

Sigurisht favorite në letër është skaudra nga Peja, ani pse në fundjavën e kaluar u shokua në shtëpi nga Dardana duke u mundur 2:1.

Megjithatë, Besës i duhet triumfi për të mbetur në hap me skuadrat që luftojnë për kreun.

Interesant është fakti që dy skuadrat e kanë nisur kampionatin me dy fitore e një humbje në tri takimet e para, që konfirmon se udhëtimi i sotëm s’do të jetë aspak i lehtë për Besën.

Ndeshja fillon prej orës 16:00.

LIGA E PARË

16:00 Arbëria – Besa
(Gjyqtarë: E. Zasella, E. Bejtullahu, E. Baliqi). /Gazeta Olle/