Liga e Parë, sot tri duele interesante

Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, të cilat do ta hapin xhiron e 22-të të kësaj kategorie.

 

Në Kastriot, KEK-u e pret Fushë Kosovën në ndeshjen e parë të trajnerit Sami Sermaxhajt, pas rikthimit të tij te elektricistët.

Në dy ndeshjet tjera, Ballkani pret Ramiz Sadikun, ndërsa Kosova e Prishtinës ballafaqohet me luftëtarin.

E shtunë
KEK-u – Fushë Kosova
V.Kastrati, O. Krasniqi, J. Gashi.

Ballkani – Ramiz Sadiku
E.Zasella, A. Jupolli, Xh. Sejdiu

Kosova (P) – Luftëtari
M.Bejtullahu, B. Berisha, A. Bucolli