Liga e Parë: Sot luhen tri ndeshje interesante!

Pas katër ndeshjeve të djeshme, sot do të zhvillohen tri takime në kuadër të Ligës së Parë në futboll.

Vushtrria është mysafire e skuadrës së Vitisë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Bashkimi i Korentinës pret skuadrën e Trepçës, ndërsa Ballkani sfidon në shtëpi Kosovën e Prishtinës.

Nesër luhet ndeshja e fundit e xhiros së 8, Kika-Onix.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 15:00. /Gazeta Olle/

Sot
Vitia – Vushtrria
Ballkani – Kosova P
Bashkimi – Trepça
E hënë
Kika – Onix Banja