Liga e Parë sjellë super-sfida sot, përplasen mes vete katër skuadrat e Rrafshit të Dukagjinit

Liga e Parë sjellë sot shtatë ndeshje shumë interesante, ku spikasin dy përballjet mes skuadrave të Rrafshit të Dukagjinit.

Në “Shahin Haxhiislami”, Besa dhe Liria luajnë sfidën e ekipeve që kërkojnë inkuadrimin në elitë, përcjellë Gazeta Olle.

Ndërkohë, Vëllaznimi pret në Gjakovë skuadrën e Istogut, në një ndeshje tjetër që pritet të jetë shumë interesante.

Të gjitha takimet fillojnë prej orës 13:00.

“Olle” do t’iu mbajë si zakonisht të informuar me më të rejat nga terrenet.

LIGA E PARË – SOT 13:00

Besa – Liria
Vëllaznimi – Istogu
Vllaznia – Drenasi
Arbëria – Trepca
KEK-u – Ramiz Sadiku
Malisheva – 2 Korriku
Dardana – Ulpiana. /Gazeta Olle/