Liga e Parë sjellë shtatë ndeshje, klubet e mëdha luajnë në shtëpi

Krahas tri ndeshjeve të Superligës, sot zhvillohen shtatë takime në kuadër të Ligës së Parë.

Dy klubet e mëdha nga Rrafshi i Dukagjinit, Vëllaznimi e Liria, luajnë para shikuesve vendës në Gjakovë e Prizren, përcjellë Gazeta Olle.

Kuqezinjtë kanë përballë 2 Korrikun ku luajnë për fitoren e parë sezonale pas tri barazimeve radhazi, ndërsa prizrenasit ballafaqohen me Vllazninë e Pozheranit.

Ndërkohë, klubi tjetër me nam, Trepca, është nikoqir i Drenasit.

Skuadra që e filloi për mrekulli sezonin e ri, Istogu, është nikoqir i Ramiz Sadikut, derisa Dardana pret Malishevën.

Më poshtë ciftet komplete, ndërsa gazeta do t’ua sjellë më të rejat në kohë reale.

Liga e Parë – 16:00

Vëllaznimi – 2 Korriku
Liria – Vllaznia
Trepca – Drenasi
Vitia – KEK-u
Istogu – Ramiz Sadiku
Ulpiana – Onix
Dardana – Malisheva. /Gazeta Olle/