Liga e Parë: Liria pret KEK-un, Besa luan në udhëtim ndaj Vitisë

Sot hapet xhiroja e dytë e Ligës së Parë të futbollit kosovar, ku në program janë katër ndeshje.

Liria pas fitores së rëndësishme ndaj Trepcës në udhëtim në ndeshjen e parë, sot ka përballë një ish-skuadër tjetër të Superligës, KEK-un, përcjellë Gazeta Olle.

Klubi tjetër i madh nga Rrafshi i Dukagjinit, Besa, ka punë jo të lehtë pasi që takohet në udhëtim me Vitinë.

Në dy ndeshjet tjera, Istogu pret Onixin ndërsa Arbëria përballet me Ramiz Sadikun.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00, ndërsa si zakonisht “Olle” do t’ju mbajë të informuar me rezultatet në kohë reale.

E shtunë – 16:00
Istogu – Onix
Liria – KEK-u
Arbëria – Ramiz Sadiku
Vitia – Besa. /Gazeta Olle/