Liga e Evropës, Skënderbeu luan më 17 shtator

Skënderbeu ka kundërshtarë të vështirë në grupet e Ligës së Evropës, pasi që do të ballafaqohet me portugezët e Sportingit të Lisbonës, turqit e Beshiktashit dhe rusët e Locomotivës së Moskës.

Menjëherë është konfirmuar se ndeshjet e para të grupeve do të zhvillohen në muajin shtator, saktësisht më 17.

Ndryshe, grupet komplete që i prodhoi shorti i sotëm, mund t’i shikoni duke klikuar këtu.