Liga Ballkanike: Skuadra kosovare e sfidon sonte ekipin nga Shqipëria

Bashkimi i Prizrenit e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike, transmeton GazetaOlle.com.

Skuadra prizrenase do të takohet me Tiranën në sallën sportive “Feti Borova” pranë “Tirana Olimpik Park”.

Sfida e sotme pritet me interes, pasi në fund njëra nga dy ekipet do të korrë suksesin e parë sezonal në BIBL. Përballja do të gjykohet nga gjyqtarët Ivan Mijalkovski, Aleksandar Davidov dhe Marin Petrovic.

Bashkimi është skuadra e vetme kosovare që merr pjesë në këtë edicion të Ligës Ballkanike. /Gazeta Olle/

prishtina bashkimi auto_Bashkimi1459666297