Liga Ballkanike konfirmon pjesëmarrjen e Rahovecit në këtë garë

KB Rahoveci tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht si pjesë e Ligës Ballkanike në basketboll.

Në faqen zyrtare të këtyre të fundit, thuhet se Rahoveci do të debutoi në këtë garë regjionale, shkruan Gazeta Olle.

“Rahoveci është skuadra e tretë që konfirmohet për këtë vit në BIBL. Kjo skuadër edicionin e fundit kishte sezonin më të suksesshëm në histori të klubit, duke arritur deri në finale ku është mposhtur nga Prishtina. Në palestrën e tyre “Mizahir Isma” në ndeshje vendimtare kjo palestër zë 4 mijë shikues”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ligës Ballkanike.

Ndryshe kjo ligë ka njoftuar skuadrat tjera se Rahoveci do jetë pjesë edhe e FIBA Euro Cup në fazën kualifikuese, dhe në rast se arrin fazën e grupeve edhe në këtë garë, orari i Rahovecit në BIBL mund të pësoi ndryshime./GazetaOlle