Liga Ballkanike hapet me skuadrat kosovare

Edicioni 2015/16 i Ligës Ballkanike (BIBL) do të hapet me duele të ekipeve kosovare. Në ndeshjen e parë të grupit A, në Stara Zagora ekipi Beroe do të jetë nikoqir i Sigal Prishtinës.

Në ndeshjen e parë të grupit B hapjen e garave të këtij edicioni do ta bëjnë Bashkimi nga Prizreni dhe Peja me duelin e tyre që zhvillohet në Prizren. Të dyja këto ndeshje në program janë më 13 tetor.

Përndryshe Sigal Prishtina, kampioni aktual i BIBL, përveç me Beroe-n, në grupin A është së  bashku me ekipet malaziase Mornar e Teodo dhe ekipin maqedonas Kozuv.

Në grupin B përveç Pejës dhe Bashkimit bën pjesë edhe ekipi bullgar Levski 2014, si dhe skuadrat nga Mali i Zi, Sutjeska dhe Lovcen.

BIBL e ka dërguar kalendarin e ndeshjeve, por e ka lënë të hapur mundësinë që në ligë të bashkëngjitet edhe një ekip nga Shqipëria (do të luante në grupin A) dhe një klub tjetër nga Rumania (do të luante në grupin B).