Liga “Agim Ramadani” fillon sezonin e dytë me mjaft sukses

Liga e futbollit të vogël, “Agim Ramadani” ka filluar sezonin e dytë të saj këtë vikend. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm në sezonin e parë të saj, organizatorët kanë vazhduar edhe më tej projektin në të cilën  të rinjtë gjilanas po e mirëpresin mjaft mirë.

Nysret Haziri, kryetar i ligës ka folur ekskluzivisht për Gazetaolle.com, në të cilën ka shpalosur plan programin për sezonin e dytë të saj, duke cekur gjithashtu edhe suksesin që po e gëzon pas edicionit të parë.

“Liga Agim Ramadani është një projekt madhor për të cilën kemi punuar dhe kemi investuar shumë, në mënyrë që rinisë gjilanase t’ia hapim një derë, një orientim ku ata mund ta gjejnë vetën. Pavarësisht vështirësive që kemi hasur në krijimin e këtij projekti, falë një stafi dhe një grupi jashtëzakonisht profesionist kemi arritur që me mjaft sukses ta implementojmë programin qysh në sezonin e parë të saj.
Natyrisht se ky projekt do vazhdojë edhe më tej dhe qysh në edicionin e dytë të saj do kemi shumë risi dhe shumë ndryshime në aspektin pozitiv të saj, duke u ofruar kushte dhe cilësi shumë të mira skuadrave pjesëmarrëse, të cilat normalisht se në fund shpërblehen për punën e tyre”, potencoi Haziri.

Në ndërtimin e një lige pothuajse profesionale, rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe donatorët e shumtë gjilanas, për të cilën Haziri ka një falenderim dhe një porosi tjetër.

“Nuk ka dyshim se ky sukses i joni është edhe i gjithë atyre që kontribuan që sot liga të jetë në piadestalin më të lartë. Kemi nderuar dhe falenderuar tej mase gjithë ato biznese që na janë bashkangjitur në projektin tonë për të mirën e rinisë gjilanase, ndërkohë ju bëjmë thirrje që të vazhdojnë të kontribojnë në një ligë, ku qëllimi i saj është më shumë se një argëtim. Në të ardhmen synohet që përmes kësaj lige të dalin lojtarë cilësor, të cilët do mund të luajnë në arenën ndërkombëtare me pranimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA”, përfundoi Haziri.

Ndërkohë, që ka filluar edhe sezoni i dytë i Ligës “Agim Ramadani”, vërejmë që intensiteti dhe profesionalizimi i punës vazhdojnë të jetë në nivelin më të lartë. Duke parë ndeshjet dhe seriozitetin që ofron kjo ligë, me të vërtetë meriton një përkrahje madhore si nga institucionet shtetërore po ashtu edhe nga bizneset vendore. /Gazetaolle.com/