Lideri i tifozëve të Malmos është nga Kosova

Skuadra e Dritës do luajw të martën ndaj skuadrës suedeze, Malmo në stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’, në Mitrovicë.

Në takimin që pritet të filloj nga ora 20:45, prezent priten të jenë një numër i madh i shikueseve nga e gjithë Kosova për ta përkrahur skuadrën kosovare, Drita.

kapo 3

Por prezent priten të jenë edhe tifozët e Malmos, të cilët në krye kanë ‘Kapon’ me prejardhje nga Kosova.

Agron Hyseni i njohur si ‘Agge Capo’ është lideri i tifozëve të zjarrtë të Malmos.

kapo 2

Hyseni më parë është dënuar me dy vite ndalës hyrje në stadium, shkaku i një përleshje me tifozë të Stockholmit, raporton futbollikosovar.com.

Për tifozë të Malmos janë të rezervuara rreth 200 bileta, dhe priten të ketë edhe shqiptarë në mesin e tyre.