Lideri i Ligës së Parë u largua nga kupa, ja çfarë thotë trajneri

KEK-u i ka dhënë fund aventurës në DigitAlb Kupën e Kosovës, derisa është eliminuar nga Liria në rrethin e tretë (4:1).

Kryetrajneri i “elektricistëve” Sadat Pajaziti ka mbetur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, derisa tregon edhe për ambiciet që ka për pranverë, shkruan Gazetasheshi.com.

“Mungesat që kishim në përballje ishin determinuese për ndeshjen. Luajtëm përballë një kundërshtari mjaft të fortë, i cili e njeh terenin në çdo pëllëmbë dhe shfrytëzoi çdo gabimin tonin”.

keku

“Pas golit të dytë ne u qorientuam dhe bëmë gabime që nuk duhej bërë, por kjo ndodh pasi kemi një skuadër të re dhe jo shumë me përvojë. Në ndeshjet e fundit nuk e kemi shfaqur fytyrën tonë të vërtetë, pasi kishim disa ndeshje radhazi me fitore dhe kur fiton e ke të vështirë të pëmisosh ekipin”.

“Tani është momenti i duhur për ti ngritur këta futbollistë aty ku ishin disa muaj më parë”, deklaroi Pajaziti.

“Edhe me këta futbollistë që kemi në dispozicion aktualisht mendoj se mund ta arrijmë Superligën pa ndonjë problem të madh”.

Fotografia e FC KEK-u

“Sidoqoftë përforcimet janë të nevojshme për ta shtuar konkurrencën në skuadër, ndërkohë ne do shohim për tu përforcuar në disa pozita më me rëndësi. Pranvera do jetë e nxehtë, ndaj ne duhet të kemi kujdes dhe ti bëjmë gjërat mirë”, përfundoi Pajaziti.

KEK-u ka mbyllur si lider edicionin vjeshtor në Ligën e Parë, madje është ekipi i vetëm në vend që nuk ka pësuar ende humbje.