Liburni “shkelë” me 8 gola Prishtinën, kualifikohet në finale

Liburni ka shënuar fitore me rezultat të thellë ndaj Prishtinës, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futsall.

Gjakovarët triumfuan me rezultat 8:3, përcjellë Gazeta Olle.

Sfida nuk kishte histori, pasi që vendësit ishin dukshëm superior në të gjitha aspektet.

Në anën tjetër, Prishtina u ankua në gjyqtarët dhe në organizimin e ndeshjes.

Liburni tani e pret finalistin tjetër për sfidën e 17 shkurtit që luhet në Prishtinë.

Kuqezinjtë janë favorit edhe për triumfin në kampionat. /Gazeta Olle/