Liburni shkatërron Pejën, kualifikohet në gjysmëfinale

Skuadra e Liburnit është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në futsall.

Gjakovarët në palestrën “Shani Nushi”, kanë deklasuar Pejën, përcjellë Gazeta Olle.

Kuqezinjtë fituan me rezultat të thellë 5:1.

Golat u realizuan nga Selmanaj (3), Gashi e Mejzini.

Në gjysmëfinale, Liburni takohet me fituesin e duelit Prishtina – Malisheva.

Gjysmëfinalet zhvillohen më datat 9 dhe 10 shkurt. /Gazeta Olle