Liburni mund Prishtinën 01, fiton turneun “Adem Jashari”

Sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë u zhvillua finalja e turneut “Adem Jashari” ndërmjet Prishtinës 01 dhe Liburnit. 

Kjo ndeshje përfundoi në favor të Liburnit me rezultat 5:1, përcjellë Gazeta Olle.

Skuadra gjakovare zhvilloi lojë të mrekullueshme gjatë 40 minutave, duke shënuar edhe plot pesë herë në portën e prishtinasve.

Golashënues të Liburnit ishin Selmanaj (2 gola), Dobroshi (2 gola), Maxharraj dhe Preniqi, i cili shënoi nga porta në portë.

Liburni fitoi të gjithë cmimet e turneut. Alfred Prenqi u shpall portieri i turneut dhe Halim Selmanaj, lojtari i turneut. /Gazeta Olle/

Skuadra fituese e Liburnit nga Gjakova
Para ndeshjes, dy ekipet kanë bërë homazhe në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz