Liburni mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në Futsal, Liburni i Gjakovës ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve.

Kështu, Liburni do jetë pjesë e fazes së dytë kualifikuese pas koeficientit mjaft të lartë, falë sukeseve te klubeve tona në katër vitet e fundit në këtë garë, raporton GazetaOlle.com.

Liburni do jetë pjesë e grupit 7, së bashku me skuadren nga Bjellorusia, Stalitsa Minsk, kurse dy kundërshtarët e tjerë do mësohen pas përfundimit të fazes parakualifikuese.

Grupet e fazës kualifikuese.

Pra grupit të Liburnit pritet t’i bashkohet fituesi i grupit A nga parakualifikimet që përbëhet nga skuadrat: Kampuksen, Toulon Elite, Tirana si dhe SMS Viimsi.

Si dhe fituesi i grupit G:  ZVV Hovocub, London, Lynx, PYF Saltires.

Grupet e fazës parakualifikuese.