Liburni i pafat: Barazon në fund të ndeshjes ndaj kampionit të Francës në Ligën e Kampionëve

Kampioni aktual i Kosovës në futsal, Liburni i Gjakovës ka barazuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Në takimin ndaj skuadrës franceze, Toulon Elite, Liburni barazoi me rezultatin 5-5, shkruan Gazeta Olle.

Madje, nga fitorja Liburnin e ndanin vetëm disa sekonda por që fati kësaj radhe nuk ishte me ta.

Golashënuesit e kampionit kosovar ishin: Qerimi dy herë, Alaj, Selimaj dhe Selimi me nga një gol.

Liburni pas dy dite luan takimin e radhës, ndaj kampionit të Holandës, Hovocubo./GazetaOlle