Lewandowski ua bën “bajat” kinezëve, ja çfarë oferte ka refuzuarMe

Paratë nuk janë gjithçka për Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak ka refuzuar një ofertë “çmendur” për t’u transferuar në Kinë.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i futbollistit, Cezary Kucharski, i cili deklaron se klienti tij ka refuzuar një ofertë më të madhe se ajo e Carlos Tevezit, i cili së fundi është bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë.

“Unë kam biseduar me një agjent por emrin e klubit nuk dua ta përmend.

Nëse Lewy do të shkonte në Kinë, do të kishte pagë dukshëm më të madhe se Tevez, i cili fiton 40 milionë euro në vit”, ka deklaruar agjenti i sulmuesit të Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Loading...