Lewandowski: Henry heroi im i fëmijërisë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka thënë se legjenda e Arsenalit, Thierry Henry është heroi i tij i fëmijërisë, duke theksuar se gjithmonë ka qenë i impresionuar nga francezi.

27 vjeçari është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme me bavarezët, duke përfunduar si futbollisti i katërt në botë, pas Neymarit, Ronados e Messit.

“Gjithmonë jam munduar që të ndjek shembullin e Henryt, heroit tim të fëmijërisë. Teknikën e tij, festimin, ai gjithmonë më ka impresionuar mua”, ka thënë Lewandowski për ‘Telefoot’.