Letra prekëse për Lorik Canën!

Isuf Shehu është emri i një babai të dëshpëruar që ka provuar gjithçka për t’i dhënë vajzës së tij Sibora një jetë normale, por fatkeqësisht nuk gëzon kushte të mira shëndetësore apo ekonomike. Ai ka qene oficer dhe gjatë punës u paralizua nga poliomeliti. Shehu gjeti kurajën të vazhdoje para jetën e tij dhe te martohet duke marre dhuratën më të çmuar, dy fëmije…por fatkeqësisht vajza e tij Sibora lindi tetraplegjike.

Me shpresën e një prindi qe do s’do te ndalej para asgjëje për lumturinë se fëmijës se tij, Shehu i është drejtuar futbollisteve te kombëtares dhe vetë yllit te futbollit portugez Cristiano Ronaldo me lutjen për t’i siguruar 9 mijë euro. Kaq është vlera e një karroce invalideti që vogëlushja e tij të mund të shkoje në shkollë e të integrohej në shoqëri, shkruan ‘Sport Ekspres’.

 

Por si u be publik apeli i tij?! 

Ndërsa ndeshja e famshme Shqipëri-Portugali mblodhi në stadiumin e “Elbasan Arenës” tifozë dhe dashamirës të sportit, ky zotëri bleu një biletë me qëllimin e vetëm për të përmbushur një mision: Vajza e tij të mund ‘të ecë’ dhe të shkojë në shkollë si gjithë bashkëmoshataret e saj.

Isufi kishte marrë me vete tre letra, ku shpjegonte situatën e vështirë në të cilën ndodhej dhe i kërkonte ndihmë futbollistëve që luanin atë natë, veçanërisht Lorik Canës dhe Cristiano Ronaldos. Gjithçka që i nevojitej atij ishin 9 000 euro për t’i blerë Siborës së vogël një karrocë invaliditeti.

Në pamundësi për të takuar personalisht Canën apo ndonjë prej futbollistëve të tjerë, Shehu ia dorëzoi letrat në mirëbesim gazetarit sportiv Dëfrim Methasani. Ka qenë vajza e këtij të fundit, Blerta Methasani, ajo që ka bërë publik mesazhin e shkruar në letër. Falë saj, kërkesa e këtij qytetari të brengosur u bë publike.

Letra

“Lorik Cana: Lexoje ! Kjo fjali me 3 fjale do te me ndante zemren ne 300 copa.. Dy dite me pare , ne stadiumin e Elbasan Area babai im ( DEFRIM METHASANI) do te takonte dike i cili i kerkon vetem nje nder.. te dorezoje dy letra ne destinacionin e duhur. Pas mbrëmjes së ndeshjes babi im vjen i lodhur ishte i shtrirë por kishte harruar të merrte diçka në çantë dhe për këtë më këkoi mua ta bëja .. Pasi hapa çantën pasëh 3 letra por ngurrova ti hapja pasi me dukej se cënoja privatësine e tim eti. E kryeva porosine siç ai me tha dhe mendja më rrinte aty , tek letrat. Me mendjen se po beja një gabim , i hapa letrat dhe aty lexoj veëm 3 fjalë , Lorik Cana lexoje. U habita dhe nisa ta lexoja.. Por ç’mund tju them, ishte e pamundur ta mbaroja letrën , zëri më dridhej dhe disa pika loti pikonin mbi letër. Në këtë letër një qytetar i thjeshte me emrin Isuf Shehu i kishte nisur një kërkesë për ndihmë futbollistit të mirenjohur Lorik Canës dhe miqve te tij , duke iu drejtuar ta ndihmonin.. Po ju tregoj pak shkurt rreth letrës se tij . Ai kishte qenë oficer dhe gjatë punës së tij ai u paralizua nga poliomeliti. Si i tillë kishte nevoje për ndihmë dhe kështu vendos të martohet me dikë qe do ti shërbente por që do ti falte dhe 2 mrekulli. 2 mrekulli , por që njëri prej tyre nuk e ka fatin ta gëzojë jetën si gjithë të tjerët.. Ajo është vajza e ti dhe quhet Sibora por që fatkeqësisht është një fëmijë Tetraplegjik ( nuk flet mire , nuk ecën mirë dhe nuk ka memorie të shkelqyer) Mjekët i kanë sugjeruar ta angazhojne në shkollë , por ai nuk jeton në qytet dhe nuk ka mundësi ta cojë vajzën në shkollë në qytet .. Ajo që e vret më shumë është pyetja që cdo ditë i bën djali : ” Babi , a do te vije këtë vit Bora me mua në shkollë ? Për këtë i kërkon ndihmë futbollistëve qe luajtën atë natë, Lorik Canës, miqve të tij, dhe Cristiano Ronaldos që ta ndihmojnë me një makinë invalidësh , e cila kushton rreth 8000¬9000 Euro .. ”

1 2