Leotrim Bekteshi në mëdyshje

Mbrojtësi Leotrim Bekteshi mund të largohet nga skuadra ku u zhvillua dhe bëri emër, Trepça ’89.

Bekteshi në një prononcim për Gazetaolle.com thotë se ka gjasa reale që t’i thotë lamtumirë skuadrës nga ‘Riza Lushta’. “Do të bisedojë në fillim me Trepçën ’89 për t’i shikuar kushtet, por mund të them se jam në negociata edhe me dy klube të tjera. Këto ditë më thërrasin për të arritur marrëveshje. Të shohim se si do të shkojnë gjëra”, ka thënë Leotrim Bekteshi. Ai është 23-vjeçar.