Leonora Brajshori ngriti flamurin e Kosovës në Spanjë

Peshëngritësja Leonora Brajshori ka fituar medaljen e argjendtë në turneun Grand Prix për femra, që po mbahet në Tenerife të Spanjës.

Leonora Brajshori zuri vendin e dytë pas ngritjes së 145 kilogramëve në total.

Ky sukses i mundëson asaj kualifikimin në Kampionatin Botëror.