Leonit Abazi rikthehet nga lëndimi

Ekipi i Skënderbeut ka mbyllur përgatitjet dy javore në Slloveni në kuadër të ndeshjeve që do të luajë në Europa League.

Miqësoret që zhvilloi ekipi korçar dhe paraqitjet e mira që bëri e kanë bërë trajnerin Daja që të jetë shumë pozitiv.

Ai u shpreh se për të nuk është i rëndësishëm rezultati i ndeshjeve, por ecuria që ka patur ekipi dhe loja që ata krijojnë.

Si të gjitha ekipet e tjera të Superiores edhe klubi i Skënderbeut ka bërë goditjet e veta në merkaton e verës. Në një intervistë nga Sllovenia për gazetaren Sabina Mete, drejtori sportiv i klubit Haris Fakic, ka folur për gjendjen aktuale të skuadrës duke u shprehur se çdo gjë ka shkuar sipas pritshmërive të tyre.

“Faza ka kaluar sipas planit të stafit teknik dhe klubit. Jam i kënaqur nga gjendja fizike e shumicës së lojtarëve edhe pse disa kanë qenë të dëmtuar, por tani po kthehen në shërbim të skuadrës siç janë Lilaj dhe Abazi. Rezultatet për ne nuk janë primare në fazën përgatitore dhe jemi të fokusuar më tepër tek qëllimet dhe skemat e lojës që na intereson të praktikojmë në të ardhmen.

Image result for haris fakic

 

Kaluam gati tre javë shumë intesive dhe jemi shumë të kënaqur deri këtu. Largimet që ekipi bëri ishin jo pak, por afrimet e verës ishin goditjet që ky ekip bëri në Superligën shqiptare duke u komentuar nga të përditshmet sportive si ekipi që deri më tani ka realizuar merkaton më të mirë të verës. Janë afruar një pjesë jo e vogël futbollistësh, disa prej tyre janë nga kampionati shqiptar dhe disa të tjerë vijnë nga jashtë. Kemi patur edhe futbollistë të cilët kanë qenë duke u testuar nga tekniku Daja.

Për Skënderbeun kanë firmosur portieri 18 vjeçar Dajsinani, Donjet Shkodra, Afrim Taku, Vujoviç dhe Bruno Dita dhe kanë rinovuar kontratat e tyre Vangjeli, Radas Osmani dhe Shehi. Kemi afruar lojtarë mecilësi taktike shumë të mira në fushën e lojës, lojtarë të talentuar që janë të pozicionuar mirë, jo vetëm në pozicionet e tyre dhe që i shërbejnë së tepërmi ekipit. Ajo që është më e rëndësishme dhe lajm i mirë për tifozët bardhekuq është që merkato nuk është mbyllur ende.

shkodra 12

 

Merkato nuk mbyllet deri në momentin kur ligjërisht nuk ka mundësi më për të afruar lojtarë të tjerë, kështu që besoj se do të ketë afrime të tjera te skuadra e Skënderbeut. Përsa i përket rivalitetit me ekipet e tjera, Skënderbeu do të rikthehet edhe më i fortë nga sa ka qenë. Në kampionatin e ardhshëm do të jemi akoma edhe më shumë konkurentë për titullin kampion.

Dua të them se ai Skënderbeu i sezonit të kaluar, iu dha mundësia ta shikonit vetëm vjet dhe nuk keni për ta parë më kurrë herë tjetër. Në Korçë të gjithë janë të bindur se do të shohin një Skënderbe ndryshe dhe do të kërkojnë me ngulm të sjellin përsëri titullin kampion”, u shpreh ai.

skenderbeu