Leonit Abazi paralajmëron Ballkanin: Luajmë ndaj një ekipi simpatik, mendja është vetëm te fitorja

Prishtina ka një seri pozitive prej katër takimeve me fitore.

Tashmë, ndeshja e radhës për klubin nga kryeqyteti pritet të jetë shumë e vështirë, shkruan Gazeta Olle.

Prishtina nesër nga ora 14:30 do të luajë takimin ndaj Ballkanit në udhëtim.

Para këtij dueli për faqen zyrtare të Prishtinës ka folur futbollisti Leonit Abazi.

“Do të përballemi kundër një ekipi simpatik, por edhe të fortë, këtë e kanë treguar rezultatet dhe janë kryesues në klasifikim. Por, për ne është ndeshje e radhës dhe mendojmë vetëm për tre pikët e reja. Kemi ecuri pozitive me ekipin, kemi lojtarë me cilësi dhe në formë të lartë dhe e vetmja gjë që e mendojmë është rezultati pozitiv. Pa dyshim e vështirë është të luash në bari sintetik, por edhe ne stërvitemi në ato kushte dhe nuk do të jetë e papërballueshme për ne, thjesht mendjen e kemi vetëm te fitorja”, ka thënë sulmuesi ofensiv i krahut, Leonit Abazi, i cili nga 5 paraqitje ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar në dy gola – të gjitha këto në tre ndeshjet e fundit.