Leonardo Bonucci vjen me deklaratë emocionuese pas ndeshjes

Juventus e ka fituar kryendeshjen e javës në Serie A, duke mundur Napolin 2:1 në Torino.

Golat për vendësit i realizuan Leonardo Bonucci dhe Gonzalo Higuain, i cili nuk festoi.

Ndërkohë, për mysafirët barazimin e përkohshëm e siguroi Jose Callejon.

Leonardo Bonucci lëshoi deklaratë emocionuese pas ndeshjes. “E kemi dërguar Napoli shtatë pikë prapa dhe kemi mbajtur distancën tonë nga Roma. Goli i kushtohet për djalin tim Matteon dhe gruan time”, ka thënë mbrojtësi për Mediaset Premium dhe për Sky Sport Italia.