Leo Messi: Nuk kam rivalitet me Ronaldon

Lionel Messi flet për Cristiano Ronaldon. Ylli argjentinas i Barcelonës, në një intervistë për ‘Shortlist’, ka deklaruar se nuk ka rivalitet me yllin e Realit.

“Nuk ka rivalitet mes Ronaldos dhe meje. Kurrë nuk ka pasur. Është diçka që është krijuar nga mediat”, ka thënë Messi.

“Ne të dy mundohemi të bëjmë më të mirën për klubet tona, Messi kurrë s’ka qenë kundër Ronaldos”, shtoi ai.

Messi foli edhe fjalë të mëdha për Barcelonën. “Ata më dahnë rastin që nuk ma kishte dhënë askush. Kurrë nuk kam shprehur dëshirën për të luajtur në ndonjë klub tjetër. Do të vazhdojë këtu sa më shumë që mundem”.

I pyetur nëse Ëayne Rooney, mund të adaptohej në La Liga, Messi th: “Rooney ka cilësi të mëdha. Nuk ka vetëm aftësi, pasi ai kryen shumë punë për ekipin”. (Gazeta Olle)