Leo Messi, fitues i “Topit të Artë”

Tashmë ka përfunduar ceremonia e ‘France Football’, ku është shpallur fituesi i ‘Topit të Artë’.

Çmimi më i vlefshëm individual është dhënë sonte në një ceremoni të organizuar nga mediumi prestigjioz francez.

Në garë të ngushtë me Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, Lionel Messi është shpallur fitues.

Tashmë, dihen edhe dhjetë lojtarët më të mirë të nominuar.

10-shja

10. Riyad Mahrez (Man City)
9. Bernardo Silva (Man City)
8. Robert Lewandowski (Bayern Munich).
7. Alisson (Liverpool)
6. Kylian Mbappe (PSG)
5. Mohamed Salah (Liverpool)
4. Sadio Mane (Liverpool)
3. Cristiano Ronaldo (Juventus)
2. Virgil van Dijk (Liverpool)
1. Lionel Messi (Barcelona)