Lëndohet ylli i skuadrës së Real Madridit

Karim Benzema e ka braktisur stërvitjen e Real Madridit për shkak të një lëndimi dhe pritet të mungojë në ndeshjen kundër Malagas të shtunën, ka bërë të ditur “Marca”.

Ylli francez do ta kalojë pjesën tjetër të ditës në palestër para se të mësohet më tepër për shkallën e dëmtimit.

Por, për momentin thuhet se ai do të mungojë ndaj Malagas kurse është në dyshim për ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.