Lëndohet Vullnet Basha, mungon disa javë

Futbollisti i Real Zaragoza, Vullnet Basha, është dëmtuar në ndeshjen e fundit në kampionatin spanjoll (kategoria e dytë). Pas vëllait të madh, Migjeni, tani edhe Vullneti ka pësuar një lëndim që do ta lërë atë për një muaj jashtë obligimeve në fushën e lojës për Zaragozën.

Ai ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes me ekipin Sabadell, ndërsa mungesa e tij do të jetë evidente, pasi në gjashtë takimet e fundit ai ka qenë titullar dhe një nga më të mirët në fushë për Zaragozën. “Pa dyshim ky lojtar ka qenë befasia më e mirë e ekipit të sigurisë, saktësisë në dhënien e topit dhe ndihmën e dhënë mbrojtjes”, raporton media spanjolle.