Lëndohet Milot Rashica

Milot Rashica e ka pësuar një lëndim, në ndeshjen të cilën skuadra e tij Vitesse e humbi nga Ajax 1:0.

Futbollisti kosovar nuk ia doli ta vazhdonte takimin, duke u zëvendësuar me të përfunduar pjesa e parë.

Lajmin për lëndimin e Rashicës e ka konfirmuar edhe trajneri i Vitesses, Rob Maas, sipas të cilit për detaje më të hollësishme lidhur me këtë dëmtim të lojtarit do të kuptohen nesër.