Lëndohet Mevlan Zeka, mungon ndaj Ballkanit e Prishtinës: “Do të kthehem më i fortë”

Feronikeli e ka marrë një lajm të keq para sfidës ndaj Ballkanit.

Sulmuesi që shkëlqeu në ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kampionëve e në Ligën e Evropës duke shënuar dy gola, Mevlan Zeka, e ka pësuar një dëmtim.

Gjakovari është lënduar në stërvitje dhe do të humb ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Ballkanit e Prishtinës.

“Kam pësuar një dëmtim dhe s’do të luajë për katër javë”, deklaroi Zeka për Gazetën Olle.

“Do të punojë shumë që të jem i gatshëm sa më shpejtë”, shtoi ai.

Feronikeli luan ndaj Ballkanit sot prej orës 17:00 ndërsa javën e ardhshme pret Prishtinën. /Gazeta Olle/