Lëndohet Livoreka

Trajneri i Feronikeli, Gani Sejdiu, nuk do të ketë të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Vëllaznimin në Gjakovë, sulmuesin Përparim Livoreka.

Ai ka pësuar një tërheqje muskulore. Livereka e konfirmon mungesën e kundër Vëllaznimit, gjatë një prononcimi për sportal.al. “Nuk do të mund të luaj për shkak të një dëmtimi. Megjithatë, besoj se edhe pa mua, shokët do t’ia dalin për të arritur një rezultat pozitiv”, ka deklaruar Përparim Livoreka.

“Nuk besoj se rehabilitimi do të zgjasë edhe aq shumë. Shpresoj se do të mungojë vetëm ndaj Vëllaznimit”, përfundoi sulmuesi nga Kaçaniku.