Lëndohet futbollisti kyç i Shqipërisë para ndeshjes me Rumaninë

Kombëtarja ka zhvilluar vetëm një stërvitje, të premten. Ekipi i drejtuar nga trajneri Gianni De Biasi, është stërvitur në fushën e kompleksit sportive “Yves” .

Kjo është stërvitja e parë dhe e vetmja, përpara ndeshjes kundër Rumanisë, që zhvillohet në Perros Guirec ku Shqipëria po përgatitet prej 11 ditësh në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”.I vetmi që ka zhvilluar stërvitje të diferencuar ka qenë Ledian Memushaj, i cili kryesisht ka zhvilluar ushtrime dhe sprinte të lehta por nga stafi mjekësor konfirmohet, se nuk ka shqetësime serioze. Futbollistët u stërvitën fillimisht me disa sprinte të lehta dhe vrapime rreth fushës, raporton FSHF-ja.Kjo nxemje ka zgjatur për rreth 10 minuta.

Më pas stërvitja ka vazhduar për rreth 20 minuta me ushtrime aerobike, streçing etj. Në pjesën e dytë të stërvitjes skuadra ka provuar disa skema dhe variante taktike që me shumë gjasa mund të përdoren edhe në ndeshjen e tretë në grup kundër Rumanisë.Sot ekipi kombëtar do të udhëtojë drejt Lyonit dhe pasdite do të kryejë stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.