Lëndohet futbollisti i Kosovës që çdo herë e lë shpirtin në fushë: Pritet të mos-grumbullohet ndaj Çekisë

Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, ka marrë një lëndim të shtunën në barazimin 1:1 që Akhmat Grozny e arriti në udhëtim ndaj Dynamo Moskës në xhiron e 15-të të Premier Leagues së Rusisë.

Berisha u zëvendësua pas 20 minutave lojë,.

Nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë Berisha, që ka treguar formë solide këtë edicion në Rusi.

Ai ka luajtur pak për Kosovën, por sa herë i ka ardhur mundësia e ka dhënë maksimumin.