Lëndohet Edon Zhegrova, mungon në ndeshjen e Ligës së Evropës

Lajm jo i mirë për Edon Zhegrovën, i cili po përjeton formë të lartë tek Baseli.

Lojtari i Kosovës ka pësuar një lëndim të lehtë në këmbën e majtë, njofton faqja zyrtare e Baselit, raporton Gazeta Olle.

Edoni u lëndua gjatë seancës së djeshme përgatitore.

Ai do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Apoelit.

Lajmi i mirë është se ai nuk rrezikon ndeshjen kryesore të Kosovës, atë me Maqedoninë e Veriut, që luhet më 26 mars.