Lëndohet Alban Meha

Paderborni dhe Kombëtarja shqiptare kanë marrë një lajm të hidhur. Mesfushori është lënduar në stërvitjen e së dielës, dhe pritet të mungojë disa javë.

Ai ka ndrydhur ligamentet e gjurit të djathtë. Në ditët e ardhshme, do të ketë ekzaminimet mjekësore, shkruan Bundesliga.de.

“Sa kohë do të mungojë saktësisht Albani, aktualisht nuk mund ta dimë. Ne shpresojmë që shumë shpejt ai do të kthehet”, tha drejtori menaxhues i Paderbornit, Michael Born, transmeton GazetaOlle.com.

Ndërkohë, Bild shkruan se Meha pritet të mungojë së paku tri deri në një muaj. (Gazeta Olle)