Lëndim pas lëndimi, çfarë po ndodh me Labinot Kabashin

Labinot Kabashi po vuan nga lëndimet te Barcelona. Pak ditë para rikuperimit të tij nga lëndimi, Labinot Kabashi është lënduar përsëri.

Talenti kosovar që luan në grupmoshat e reja te skuadra katalonase, është lënduar qysh në ndeshjen e parë nga rikthimi prej lëndimit.

Lëndimi në ligamentet e gjurit, e ka detyruar Labinot Kabashin që të rikthehet sërish në sallën e operacionit, transmeton Gazeta Olle.

Mediat katalonase bëjnë të ditur se talenti kosovar ka një vullnet të madh, gjë që është për tu befasuar, pasi lëndimi i dytë mund ta demotivojë një lojtar.

Kabashi do të bëhet 19-vjeçar në fund të muajit shkurt, ndërsa ecuria e tij te Barcelona ka qenë tejet e mirë deri në momentin e lëndimit.