Leipzig e fiton ndaj Napolit, dështon edhe Lazio, fiton Atletico Madrid

Leipzig e ka fituar përballjen e parë ndaj Napolit në udhëtim.

Skuadra gjermane, ka bërë një hap të madh drejt kalimit në 1/16 e Ligës së Evropës, duke e mposhtur Napolin 1:3 në stadiumin ‘San Paolo’.

Të tre golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë.

Napoli kaloi në epërsi përmes Ounas në minutën e 52’. Mysafirët arritën të përmbysin rezultatin kur shënuan përmes Werner (2) dhe Bruma.

Në ndeshjet tjera, Atletico Madrid mposhti 1:4 Kopenhagën në udhëtim, ndërsa Lyon mposhti 3:1 Villarrealin.