Leicesteri edhe më afër titullit (VIDEO)

Leicester City ka marr tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 32’të në Premierligë

Leicesteri i Caudio Ranierit po i ofrohet më shumë dita ditës titullit të kampionit të Premierligës.

Në xhiron e 32’të, skuadra surprizë për këtë edicion, mposhti Southamptonin me rezultat minimal 1:0, për t’u shkëputur në shtatë pikë nga pozita e dytë pas dështimit të Tottenhamit.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi qendërmbrojtësi Wes Morgan në minutën e 38’të të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Leicesteri ka grumbulluar 69 pikë duke lënë prapa Tottenhamin me 62 e Arsenalin me 58.