Legjendat e Llapit ndër tifozërit e pakta që do ta përkrahin Kosovën edhe zyrtarisht në “Fadil Vokrri”

Tifo grupi, Legjendat kanë njoftuar se do të jenë të pranishëm në ndeshjen e Kombëtares së Kosovës me 7 shtator ndaj Çekisë në “Fadil Vokrri”.

Tashmë konfirmimi i tyre ka ardhur nga faqja zyrtare në rrjetet sociale, përcjell Gazeta Olle.

Legjendat, janë ndër të pakta tifozëri në Kosovë që e përkrahin Kosovën në mënyrë zyrtare, ndërsa shumë tifozëri tjera vazhdojnë të jenë jo aktive në ndeshjet e Kombëtares sonë.

Njoftimi i Legjendave:

Ju njoftojme se ne si Perfaqesues të “Dardanëve” për Podujevë, kemi siguruar transportin për ndeshjen Kosovë – Çeki.

Ndeshja zhvillohet në ora 15:00, nisja bëhet tek Komuna në ora 12:00, andaj ju ftojmë që të gjithë që jeni të pajisur me bileta, të mblidhemi dhe të udhëtojmë së bashku për fitoren e Kombëtares tonë!

Forca KOSOVA JONË!
Forca DARDANËT!