Legjenda mbetet legjendë: Qiro kujton me krenari kohën në Prishtinë, dhe parashikon Kosovë – Kroaci

Kanë kaluar 31 vjet kur ai ishte në Kosovë, por kujtohet ende me krenari. “Qiro në Prishtinë është një legjendë”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku. Ishim dëshmitar të qëndrimit të Qiros në kryeqytetin e Kosovës më 2003, kur Prishtina festoi ditëlindjen e 80-të, kurse Bllazheviq drejtoi ish-yjet e dikurshëm të kësaj skuadre, nis shkrimin e gjatë për Qiro Bllazheviqin, ‘Sportske Novosti’ e Kroacisë, në prag të ndeshjes, Kosovë – Kroaci.

Në fakt, koha nga hoteli për në stadium nuk zgjati shumë, të gjithë iu afroheshin Çiros, duke ia shtrënguar duart dhe përgëzuar.

Edhe pse kishin kaluar 18 vjet nga 1985 kur trajner kroat shpëtoi Prishtinën pa rënë nga ish-liga e parë Federative e Jugosllavisë, Bllazheviq llogaritej si Zot. Ne kujtojmë ende një anekdotë, kur një person tullac (pa flokë) rreth të dyzetave ia shtrëngoi dorën dhe e pyeti: “Qiro, a po të kujtohem, kam qenë zyrtar policie në 1985, në secilën ndeshje jemi fotografuar nga një herë, kam një foto ende në shtëpi”.

Qiro i kishte dhënë një përgjigje diplomatike. “Po, si nuk të njoh, atëherë ke qenë i ri dhe ke pasur flokë”.

Qiro zbulon se ende mbanë në shtëpi një foto me lojtarët e Prishtinës. “Ende kam një foto në shtëpi, të cilën e shikojë shpesh. Unë jam duke qëndruar, kurse rreth meje janë të gjithë lojtarët e Prishtinës, duke më shikuar si Zot. Unë kam qenë vetëm trajner, edhe pse shumë mendojnë se jam askush”, thekson ai, duke kujtuar me krenari periudhën në Prishtinë, përcjellë Gazeta Olle.

Ai tregon se si mori drejtimin e Prishtinës. “E lashë Grasshopersin për Prishtinën, shkova për të ndihmuar ata njerëz të mrekullueshëm. Nuk ishte vetëm sport, por edhe çështje politike. E bëra unë, por kujtimet janë të mrekullueshme. E mbaj mend se si u barta në duar nëpër stadium, dhe se si ishte e pamundur për disa orë të hyje në stadium. Më dëgjoni, kur shkova unë ishin thuajse pa shanse për të mbetur në ligë. Nuk humba asnjë ndeshje deri në fund. Jam krenar që e bëra, pastaj njerëzi ishin të lumtur dhe ata e mbajnë mend atë ditë, nuk harrohet”.

Qiro nuk harrohet, dhe nga çdo kosovar kujtohet me krenari të madhe.

“E njoh shoferin e trenit nga Cyrihu në Llozanë dhe një djalin që shiste kafe dhe qokolladë. U ndalova tek ai dhe doja të bleja. Ai më tha: Unë jam nga Kosova, dhe ju nuk keni shanse të paguani!. Dhe, po ashtu në Zarë kur bleva një akullore shitësi më tha: “Ti Qiro nuk mund të paguash, përndryshe do të më vrasë gjyshi nëse ju kam marrë para për akullore”.

Por, a është ftuar Qira për ndeshjen në Shkodër?

“Jo, por ndoshta ftesa do të më vije ende. Nuk e di…”.

ćiro blažević

Për ndeshjen Kroaci-Kosovë

Ish-trajneri i Kroacisë parashikon edhe ndeshjen Kosovë – Kroaci. Sipas tij, nuk do të jetë e lehtë për kroatët.

“Ose do të jetë shumë vështirë ose shumë lehtë. Nëse shënojmë herët, do ta kemi më të lehtë. Ata do të luajnë shumë mirë, por janë të motivuar fanatikisht. Ata nuk janë të dobët, por Kroacia është e fuqishme. Por, të jem serioz. Unë besoj në fitore, edhe pse  edi çfarë do të thotë kjo ndeshje për popullin e Kosovës. Ju uroj fat atyre në këto kualifikime”, përfundon intervistën Miroslav Qiro Bllazhevi. /Olle