Legjenda lamtumirë pas 27 viteve

Resmije Juniku në vitin 1989 u largua nga loja aktive e basketbollit. Por gjatë këtyre 27 vjetëve ajo ka jetuar me një peng – atë të ndeshjes lamtumire që asnjëherë nuk iu organizua.

Më në fund ndeshja lamtumire për Junikun ju organizua dhe u luajt dje me plotë mallëngjim, por jo nga Federata e Basketbollit e Kosovës e as nga skuadra ku derdhi djersë, por nga mikja e saj, Vjosa Maqedonci-Osmani, e cila ka dhënë një prononcim për redaksinë tonë, pas përfundimit të kësaj ndeshje.

Osmani për Resmije Junikun ka vetëm fjalë të mira duke e cilësuar atë si një ikonë të basketbollit femrorë në Kosovë.

”Në histori të sportit të Kosovës, Resmije Juniku zë vendin e parë dhe të pa arritur e të pa tejkaluar. Ku në Ligën e Parë Federative të Ish-Jugosllavisë ishte e vetmja shqiptare në atë kohë, deri sa meshkujt ishin në Ligën e dytë Federative. E mua Respekti për punën e Resmijes, dhe dashuria e saj si dhe e imja ndaj sportit më ka shtyrë ta organizojë këtë ndeshje lamtumirëse për Resmijen”, thotë Vjosa për Superliga e Kosovës në Basketboll.

superliga