Legjenda e Milanit i zhgënjyer: Mendova se kuqezinjtë u rikthyen por…

Milani nuk shkoi më larg se një barazim 1-1 në takimin e djeshëm ndaj Parmës.

Kuqezinjtë vunë në rrezik vendin e katërt, që të dërgon në Ligën e Kampionëve, por arritën ta ruanin atë, pasi Roma nuk fitoi me Interin. Djemtë e Gatuzos nuk u shfaqën aty ku duheshin edhe për si përket lojës. Këtë e evidenton edhe Kostakurta.

“ Pashë një ëndërr që më bëri te mendoja se Milani po rikthehet dhe ka gjetur motivimin për tu rikthyer në Champions. Ndaj Parmës ishin shumë të ngadaltë dhe luajtën pa ritëm”, ka qenë kritika e ish-mbrojtësit.